Kanë kaluar tetë vjet që kur ka nisur procesi i dialogut Kosovë - Serbi, por ende nuk është arritur asnjë marrëveshje, e cila do ta përmbyllte me sukses këtë proces.
Siç raporton gazeta “Zëri”, sipas parashikimeve, edhe viti 2019 mund të kaloj pa pasur asnjë marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve.
Por as tash kur ka kaluar gati një dekadë, dy palët e përfshira në procesin e dialogut nuk po mund të arrijnë një marrëveshje, e cila do t’i jepte fund këtij procesi, shkruan më tutje "Zëri".
Dialogu me Serbinë nisi në mars të vitit 2011, fillimisht si dialog teknik, për të vazhduar më pas në nivel politik.



