
Parlamenti Evropian i kërkon Beogradit t’i vendosë sanksione Moskës lidhur me luftën në Ukrainë.
Media serbe “RTS” ka zbuluar raportin ku ndër të tjera kërkohet që Serbia të ndërpresë bashkëpunimin ushtarak me Rusinë dhe të shqyrtojë ndalimin e linjave ajrore Beograd-Moskë.
Ndër të tjera PE kërkon në raport që Serbia të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën.
Media serbe shkruan:
Raporti thekson se respektimi i politikës së jashtme të BE-së, përfshirë sanksionet kundër Rusisë, do të përcaktojë rrjedhën e mëtejshme të negociatave për anëtarësim. Teksti i 40 amendamenteve të dakordësua për të cilat u pajtuan grupet kryesore politike, veçanërisht thekson nevojën për harmonizimin e Serbisë me qëndrimin e BE-së ndaj luftës në Ukrainë”.



