Sali Berisha u ndal në Lushnje për takimin e tij të radhës me bazën e Partisë Demokratike.
Ish-kreu i PD-së e nisi fjalën e tij me akuza drejtuar qeverisë dhe kryeministrit Rama. Berisha e akuzoi këtë të fundit edhe për ndërhyrje në Partisë Demokratike.
“Arriti ta shndërrojë në një ministri të narkoqeverisë së tij. Por ne jemi këtu për të mos e pranuar kurrë këtë gjë dhe së bashku me këtë do të përmbysim Edi Ramën”, tha ai.
Berisha tha se qeveria e ka rënduar ekonominë e qytetarëve shqiptarë në raport me kohën kur qeveriste ai.
“Lushnja përballet sot me regjimin më të keq që pas atij të Enver Hoxhës”, tha Berisha.



