“Doktorët u çuan me detyrim në takim me Ramën, lanë pacientët në pritje”

“Doktorët u çuan me detyrim në takim me Ramën, lanë pacientët në pritje”

Ish-kryeministri Berisha ka postuar në profilin e tij në “Facebook” një video, në të cilën sipas tij shfaqen të sëmurët e spitalit të Lezhës në pritje të mjekëve, që shkojnë në takimin me kryeministrin. Duke iu referuar “qytetarit dixhital”, Berisha shkruan se bluzat e bardha janë dërguar me detyrim në takimin me Ramën.  

“Qytetari dixhital ankohet:

Mjekët në Lezhë lënë të sëmurët për të shkuar me detyrim në takim me Edi Ramën! sb

"Shiko se çfarë bëhet o zoti Berisha... të sëmurët presin për mjekët që t’i vizitojnë dhe mjekët shkojnë të takojnë atë të sëmurin Edi Ramën... se mos vallë ka ndonjë problem me diabetin ky "i gjati" dhe prandaj e ka marrë këtë doktoreshën që ta vizitojë... Kjo nuk është e falshme.. njerëzit kanë nevojë për mjekët jo për Edin"”, shkruhet në postimin e Berishës.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy