
“Në politikë nuk ka kurrë, mund të vijë dita që Basha të thotë gjithçka që di”, kështu tha mbrëmjen e sotme nga emisioni “Arnautistan” në MCN TV deputeti i PD Agron Gjekmarkaj.
Sipas tij Basha ka reaguar në mënyrë asimetrike për shkak të bashkëpunimit që ka pasur me Berishën, por nëse do të ketë një parti moderne e ka jetike që të ndahet nga berishizmi, përndryshe nuk vjen në pushtet
“Natën e parë kur u mor ky vendim kam thënë që nuk është vendim i marrë në mënyrë demokratike. Por përballë interesave të PD është e pamundur të hysh në konflikt me SHBA. Nuk e di si e mendon Basha non gratën e Berishës. Ai tha se di disa gjëra që nuk do ti thotë kurrë. Në politikë nuk ka kurrë kurrë dhe mund të vijë dita të thotë gjithçka që di. Basha ka reaguar në mënyrë asimetrike. E mirëkuptoj në mënyrë njerëzore bashkëpunimi. Atë natë që u mor vendimi Bashës “s’kishe ku i vije duart se i dilte shpirti”. Përmes një shkrimi i kam bërë thirrje Bashës të flasë për këtë çështje. Unë kam respekt për Berishën, ka shumë gjëra cilësore, por negativitetet e tij s’kanë qenë pak. Basha nëse do të ketë një parti moderne e ka jetike që të ndahet nga berishizmi, përndryshe nuk vjen në pushtet. Basha ka zgjedhur asimetrinë, por tashmë duhet të flasë”, tha Gjekmarkaj.



