Problemet në sistemin arsimor në vend ishin në fokus të një tryeze të mbajtur nga kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta.
Teksa evidentoi pikat e dobëta në këtë sektor, Meta paraqiti një plan me shtatë pika për rimëkëmbjen e tij, ndërsa shtoi se qeveria Rama investon vetëm 2.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për arsimin duke e rënditur Shqipërinë të fundit në rajon.



