
Presidenti Ilir Meta ka shpërthyer me tone të ashpra ndaj mazhorancës, me në krye kryeministrin Edi Rama dhe Damian Gjiknurin, si përfaqësues i PS në Vlorë.
Meta tha se ata e dinë shumë mirë se çfarë mund t’iu bëjnë vajzat dhe gratë e Vlorës këtyre vagabondëve, ndërsa shtoi se ata janë mësuar me çimka, madje sipas tij, janë dënuar edhe jashtë për trafikim vajzash.
“Se ç’po bën numri 8 në Vlorë, unë nuk e di. E di që kishte një skenar për të marrë 9 pa ndeshje fare, ky skenar është përvëluar dhe djegur. Për këtë kam njoftuar dhe përfaqësuesit e opozitës. Doni provë më të madhe se biseda telefonike para pak ditës, ku Damiani u inkurajua për të bërë dhe një tërmet tjetër në Vlorë. Por atje ka burra pushke, kur bëhet fjalë për sovranitetin. Ju e kuptoni se çfarë mund t’iu bëjnë këtyre vagabondëve vajzat dhe grave shqiptare, sepse ata janë mësuar me çimka, janë dënuar dhe jashtë për trafikim vajzash.
Presidenti as nuk i shet, as nuk i trafikon kurrë, por do mbrojë identitetin e vajzave dhe grave shqiptare. Këtë ta dijë ai dhe gruaja e tij. Nesër e njoftoj Damianin se jam në Vlorë prapë. Është i ftuar të vijë, po ja bëj këtë favor. Skenari është përvëluar, nuk ekziston më. Unë do të jem në Vlorë edhe ditën e numërimit, ta dinë të gjithë. Nëse kanë marrë lekë, le t’i mbajnë, por të kenë mendjen në mësim”, tha Meta.
Mes të tjerash, Kreu i Shtetit u pyet nga gazetarët nëse ka krisje të LSI në Qarkun e Vlorës, por përgjigjja e tij ishte e prerë dhe e shkurtër, që ka zero interes për këtë parti në Vlorë dhe në gjithë Shqipërinë.
“Zero interes për LSI e Vlorës dhe Shqipërisë. Interesi më i madh për të mos lejuar provokimin e Vlorës, se Vlora ndizet dhe e dini, kështu që i ftoj qytetarët e Vlorës të jenë të qetë, të mos intimidohen. Ka një skenar për ndërhyrje në njësinë 10, te votimi elektronik, që do jetë votimi i parë në Tiranë. Ka shumë skenarë. Ju kam dhënë fjalën që më 25 prill do të triumfojë referendumi, në thelb të së cilit janë liria dhe demokracia”, deklaroi Meta.



