Kërkesat për azil/ Kumria: Shqiptarët zënë një numër të lartë, projekti për dërgimin në Ruanda dështoi

Kërkesat për azil/ Kumria: Shqiptarët zënë një numër të lartë, projekti për dërgimin në Ruanda dështoi

Avokati Saimir Kumria në një lidhje skype me ‘MCN Live’ ka edhe për emigracionin e paligjshëm ku një numër të lartë të shtetasve që kërkojnë azil e zënë shqiptarët.

Ai tha se shumë prej shqiptarëve janë kthyer nga autoritet, ndërsa ata që tentojnë të rikthehen përballen me ligjin, ndërsa shtoi se projekti për dërgimin në Ruanda dështoi. Sipas tij, Britania ka thjeshtuar procedurat për vizat e punës dhe kjo mbetet një nga rrugët më të mirat që duhen ndjekur

Në verën e 2022 numri i emigrantëve ilegal të ardhur nga Shqipëria ka qenë i lartë dhe pjesa më e madhe e tyre gati të gjithë kanë kërkuar azil, ndërkohë u është dhënë një kohë e shkurtër për të sjellë problematikat që ata kanë në vendin e tyre. Një pjesë i kishin me vete këto dokumentacione një pjesë tjetër jo dhe kanë marrë refuzimin dhe ata që kanë marrë refuzimin nuk u jepet më e drejta për të bërë apel por të riatdhesohen dhe ta bëjnë apelin nga vendi i riatdhesimit.

Kjo ka bërë që një pjesë e tyre duke pasur rrezik për jetën siç pretendojnë kanë zgjedhur të detyruar të qëndrojnë në Britani jashtë procesit ligjor. Ata nuk janë kriminel por kanë thyer ligjin e emigracionit. Por ajo që ndikon shumë në jetën e qytetarëve është se ata që kapen për herë të dytë kur ata rikthehen dhe bëjnë hyrje legale ata rrezikojnë një dënim me burg nga 4-6 muaj burg.

Pa dashje kemi një studentë, një qytetar të rregullt që kthehet në kriminel jo se ka kryer një vepër penale por se ka thyer ligjin e emigracionit. Procedura për marrjen e vizave të punës, familjes, kanë përmirësuar mënyrën e shqyrtimit të dosjes, kjo pasi kanë zgjedhuar tipologjinë e punëve që mund të marrin viza dhe cilido që është i interesuar të vijë në Britani e ka më të lehtë të ndjekë rrugën ligjore se sa ilegalisht. Aktualisht është ulur presioni ndaj emigrantëve shqiptarë anë Britani, madje dhe projekti për dërgimin e tyre në Ruanda dështoi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy