Dorëheqja e kryebashkiakes së komanduar të Himarës/ Kikia: Mund të jetë pjesë e skemës së zgjedhjeve të parakohshme

Dorëheqja e kryebashkiakes së komanduar të Himarës/ Kikia: Mund të jetë pjesë e skemës së zgjedhjeve të parakohshme

Analisti Mentor Kikia foli në Mcn Live mbi dorëheqjen e kryetares së komanduar të Bashkisë së Himarës Blerina Bala. Analisti vuri në dukje se dorëheqjet në Shqipëri janë gjithmonë të kontrolluara.

Ai nuk e përjashton mundësinë që dorëheqja e Balës të jetë pjesë e skemës së zgjedhjeve të parakohshme në Himarë, ndërkohë që pritet një vendim i formës së prerë i Gjykatës së Apelit për Fredi Belerit.

Drupal Ad

 

 

 

 

"Dorëheqjet në Shqipëri janë gjithmonë të komanduara dhe të kontrolluara. Përgatitet që në një proces të mundshëm zgjedhor të kandidojë Vangjel Tavo. Me sa duket ka një gjë të vendosur që Fredi Beleri të mos ta gëzojë karrigen e kryetarit të bashkisë. Do duhet vendimi përfundimtar i gjykatës. Procedurialisht do duhet që gjykata të marr vendimin e formës së prerë, dhe vendimi i Apeli konsiderohet i formës së prerë. Atëherë bashkia futet në zgjedhje të parakohshme dhe do kandidojë Tavo, dhe s’është çudi që dorëheqja të jetë pjesë e kësaj skeme që Himara të futet në zgjedhje brenda verës, për të mbyllur këtë cikël akuzash dhe përplasjesh. Ka dy faktorë që e kanë bërë Himarën, qendër lakmie dhe debatesh. E para është fakti që ekstremistët grekë gjithmonë i kanë fryrë një teorie që Himara është territor minoritar, por Himara s’ka qenë asnjëherë zonë minoritare greke, ato janë të përcaktuara qartësisht kush janë. Për shkak të gërrvërreve me sfond nacionalist, Himara ka qenë gjithmonë qendër polemikash. Himara s’është pronë e asnjë partie politike. Kandidimi i Belerit ishte një gabim. Shpresoj të mbahen sa më shpejt zgjedhjet dhe qytetarët të lihen të lirë të votojnë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy