Rama: Kundërshtari i PS është vetja, kemi marrë votën jo për të marrë tepsinë për vete

Rama: Kundërshtari i PS është vetja, kemi marrë votën jo për të marrë tepsinë për vete

Kryeministri Edi Rama në nisje të fushatës për llogaridhënie publike, foli për kundërshtarin e vetëm të PS, që sipas tij është vetja.

Nga Tiranë ku kreu i qeverisë nisi procesi i llogaridhënies publike të qeverisë, tha se ne duhet të nxjerrim jashtë nga zyrat e shtetit ata që nuk e nderojnë PS dhe nuk e përfaqësojnë votën e atyre që i besuan PS. Rama deklaroi se PS nuk erdhi në pushtet për të marrë tepsinë, por për ta çuar atë për skrap.

"Kundërshtari i PS është vetja, ne nuk na mund dot askush tjetër kjo dihet. Ne duhet të jemi vetëkritikë dhe të nxjerrim më të mirën nga vetja. Ne duhet të nxjerrim jashtë nga zyrat e shtetit ata që nuk e nderojnë PS dhe nuk e përfaqësojnë votën e atyre që i besuan PS. Ne duhet të mos tolerojmë askënd që kërkon ta mbajë peng këtë të avazit të vjetër të tepsisë së pushtetit duke e kthyer në pozicion të PS në një mundësi për të ushqyer interesat e veta, të mikut, shokut dhe askujt tjetër. Ne kemi marrë votën jo për të marrë tepsinë për vete, por për ta çuar atë për skrap", deklaroi Rama.

Gjatë fjalës së tij në këtë takim, të mbajtur në ambientet e reja të Amfiteatrit të Liqenit Artificial, Rama për herë të parë pranoi se bashkitë kanë rritur taksat, ndërsa qeveria ka rritur vetëm dy të tilla.

Por, nga ana tjetër, Rama u shpreh se Veliaj me taksat që merr nga qytetarët e Tiranës ka bërë shumë punë, ku përmendi ndërtimin e 17 shkollave. Madje Rama shkoi deri aty se tha se Veliaj ngrihet duke mbjellë pemë dhe nuk shkon në shtëpi për të fjetur.

"Sot ne Tirane po ndertohen 17 shkolla të reja të standardeve më të larta që ka njohur vendi. 17 shkolla të reja të cilat do të zgjidhin njëherë e përgjithmonë problemin e turneve, e mbingarkesave e kështu me radhë. Pra në fund të ditës janë kontribute që kthehen mbrapsht. Vërtet paguhet tarifë gjelbërimi, por një kryetar bashkie që gdhihet duke mbjellë pemë dhe nuk shkon të flejë pa mbjellë pemë ia vlen që t’i japësh 5 lekë për të rritur numrin e pemëve dhe për të rritur përmasën e gjelbër të kryeqytetit”, deklaroi Rama.

Duke folur për rekomandimin e Komisionit Europian, kreyministri Rama tha se kjo u arrit falë reformave të ndërmarrja nga qeveria.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy