
Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi ka denoncuar bllokimin e rrugës së Arbrit nga reshjet e borës. Me anë të një postimi në Facebook, Çupi shkruan se rruga u hap për propaganda teksa ende nuk kishte pwrfunduar.
Ndwr tw tjera ajo shprehet se mashtrimi i shqiptarëve dhe i dibranëvë zgjati më pak se 2 muaj, ndwrsa shtoi se në 6 mars dibranët kanë mundësinë e madhe ta ndëshkojnë me votë këtë qeveri të keqe që i vjedh.
Rruga e Arbrit, e inauguruar me pompozitet nga kryeministri 2 muaj më parë, ka dalë sot jashtë funksionit nga bora. E kam denoncuar edhe më herët, që rruga u hap për propagandë. Në të vërtetë ajo është e pa mbaruar, prandaj sot shikohet si rrezik për qytetarët dhe bllokohet kalimi me polici si në shtetrrethim. Mashtrimi i shqiptarëve dhe i dibranëvë zgjati më pak se 2 muaj. Kur rrugët jepen pa garë tek klientët e Edi Ramës, kur kontratat dhe afatet nuk respektohen, korrupsioni është para syve tanë!



