Pas thirrjeve për “luftë” Basha ndryshon qendrim: Ishte një reagim ndaj së keqes. Në çadër ka provokues

Pas thirrjeve për “luftë” Basha ndryshon qendrim: Ishte një reagim ndaj së keqes. Në çadër ka provokues

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i lidhur ‘live’ në emisionin “Studio e Hapur” në "News24" i është përgjigjur gazetares Eni Vasili dhe të ftuarve të tjerë në emision. Basha tha se kjo protestë e nisur më 18 shkurt është më e madhja ndonjëherë por duket se ka patur një tërheqje nga deklaratat e tij për ‘luftë’.

Ai tha se nuk ka bërë thirrje për luftë por thirrje për mospranim të së keqes. Ai foli edhe për provokime nga ana e maxhorancës dhe madje njerëz të futur në çadër për të provokuar. “Këtu në këtë çadër janë futur njerëz të paguar. Është dhunuar dhe kryetari i një partie. Në Fier janë dhunuar dy vajza 29­vjeçare. Thirrja ime ka qene një reagim ndaj të keqes”. 

Nga ana tjetër i pyetur lidhur me reflektim për 21­janarin Basha u përgjigj: “Nuk ka asnjë paralele me 21 Janarin. Ka qenë dita ime më e tmerrshme për mua si politikan dhe qytetarë. Nuk ka asgjë të përbashkët. Protesta jonë është më e madhe e 26 ­vite”, tha Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy