Lirimi i hapësirave publike/ Teliti: Të shkarkohen kryebashkiakët që kanë shkelur ligjin  (VIDEO)

Lirimi i hapësirave publike/ Teliti: Të shkarkohen kryebashkiakët që kanë shkelur ligjin (VIDEO)

Anëtari i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorjan Teliti, për aksionin e nisur nga Kryeministri Edi Rama për lirimin e hapësirave publike kërkon që përgjegjësit të mbajnë përgjegjësi.

Nga studio e lajmeve të MCN TV, ai deklaroi se kryebashkiakët që kanë shkelur ligjin dhe kanë shpërdoruar detyrën duhet të shkarkohen.

Ai e cilësoi si një fenomen 30-vjeçar i cili është i njohur në Shqipëri, por shtoi se gjithçka duhet parë se si u arrit në këtë pikë dhe pse aksione të tilla ndodhin në prag të zgjedhjeve lokale.

Nëse konstatohet se një individ në detyrë apo kryetar bashkie konstaton që ka shkelur ligjin, qeveria duhet ta shkarkojë. Ky fenomen dihet, është fenomen 30-vjeçar në Shqipëri. Kryebashkiakët duhet të mbajnë përgjegjësi për shpërdorim detyre. 

Puna është si arritëm deri këtu, çfarë përgjegjësie do të mbajnë kryetarët e bashkive, drejtorët e Policisë Bashkiake që janë në krye të punës dhe sot dalin në krah të ministrave dhe eprorëve për aksionin, në një kohë që gjatë kësaj kohe kanë bërë sehir. 

Në ato lokale që po çmontohen sot, para 11 majit bëheshin takime elektorale. Kush mban përgjegjësi për këtë gjë? 

Cila hallkë ka dështuar? Kanë dështuar të gjithë hallkat! Ky është fenomen që ka ndodhur në të gjithë vendin. Dhe sidomos kur kemi zgjedhje lokale rikthehet vëmendje tek territori. 

Këto bashki, këto lloj aksionesh do ishin të justifikuara nëse do kishim rrotacione politike. kemi 15-20 vite që këto qytete ku po zhvillohet aksioni i vrullshëm qeverisen nga PS si në pushtet vendor dhe qendror.

 Kush është ai që ka kurajon të zërë hapësirë publike pa i shkelur syrin një i partisë. Ka një marrëveshje dhe të heshtur që shpesh mund të jetë shoqëruar edhe me ryshfet dhe është e përsëritur.

 E bëri Erion Veliaj në 2015 një aksion të tillë dhe sot jemi po në këtë situatë. Kush mban përgjegjësi për këto dhjetë vite shpërdorim detyre, për zënien e hapësirave publike, ku nënat me fëmijë nuk kalojnë dot me karrocë në rrugë.

Këtu nuk hap dot dhe një dritare, se janë futur dhe artistë në burg që hapin një dritare. Fakti që këto biznese kanë paguar taksën, do të thotë se ti e ke ligjëruar aktivitetin. 

Sa i takon shkarkimeve të drejtorëve në Vlorë dhe referime në KLP për ata prokurorë që nuk kanë bërë punën, Teliti tha se gjithçka ka të bëjë me problemet e brendshme të Partisë Socialiste. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy