20 vite nga vdekja e Rugovës/ Begaj: Trashëgimia e tij dëshmon se dialogu dhe orientimi drejt Evropës janë gurthemeli i shtetndërtimit

20 vite nga vdekja e Rugovës/ Begaj: Trashëgimia e tij dëshmon se dialogu dhe orientimi drejt Evropës janë gurthemeli i shtetndërtimit

Sot bëhen 20 vjet nga vdekja e ish-presidentit, Ibrahim Rugova i cili ndërroi jetw mw 21 janar të vitit 2006, në moshën 62-vjeçare, ndërsa mbante postin e presidentit. 

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka përkujtuar sot Presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën, duke e vlerësuar atë si një figurë vizionare që projektoi Kosovën e pavarur dhe të lirë mbi parimet e urtësisë, durimit dhe mençurisë politike.

Presidenti Begaj nënvizon se vizioni i Rugovës është sot një realitet, ndërsa trashëgimia e tij politike mbetet një dëshmi e qartë se paqja, dialogu dhe orientimi drejt Evropës janë gurthemeli i shtetndërtimit dhe i një të ardhmeje të qëndrueshme për Kosovën.

 Sot përkujtojmë Ibrahim Rugovën, Presidentin vizionar të Kosovës, që me urtësi, durim e mençuri projektoi Kosovën e pavarur e të lirë. Presidenti Rugova e mendoi të ardhmen e Kosovës të lidhur ngushtë me vlerat evropiane: demokracinë, të drejtat e njeriut, pluralizmin dhe shtetin e së drejtës. Vizioni i tij është sot një realitet. 

Trashëgimia e tij dëshmon se paqja, dialogu dhe orientimi drejt Evropës janë gurthemeli i shtetndërtimit dhe i së ardhmes së qëndrueshme.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy