Deputetja e PD Grida Duma gjatë fjalës së mbajtur sot në Kuvend ngriti shqetësimin e ndërtimeve pa leje në mes të kryeqytetit.
Ajo përmendi një pallat në zonën e liqenit që autoritetet bëjnë sikur nuk e shikojnë.
Duma u shpreh se sot po legalizohen objekte luksoze ku deputetët socialistë hanë dreka dhe darka.
Kam bindjen që të gjithëve u ka ndodhur ai moment ku as qesh dot, as qan dot. Sa herë ju flisni për integrimin kam paralelizmin e Konicës me Doktor Gjilpërën. Po ta kishte shkruar sot është e njëjta Shqipëri. Nëse do kishte dhënë një nga ato recetat metaforike mjekësore do të kishte thënë: Ej njerëz me ngadalë, ndaloni, se nuk shërohet një i sëmurë mendor duke i dhënë ilaç vaj kapsllëku. Në 10 vite keni menduar se mund t’i hidhni vaj kapsllëku makinës së propagandës dhe mund t’ia hidhni.
Si mundeni kaq thellë e kaq gjatë vazhdoni të gënjeni?! Kemi bërë me sikur pa fund me axhendën e integrimit. Tre kolona ka integrimi, shtetin e të drejtës, ekonominë e tregut me rregulla loje dhe ownership, llogaridhënie, përgjegjësi. Prona në 2013 bam bam tam tam do të legalizojmë çdo gjë. Në 2022 çfarë po legalizoni?! Sot ju po legalizoni prona që nuk i keni parë në mes të Tiranës, me objekte luksoze ku hani dreka e darka! Përballë te liqeni nuk kishte parë një pallat 7-katësh që nuk e dini nga kishte mbirë! Po legalizoni këtë pronën se është miku juaj”.



