Në takimin me gratë dhe vajzat e Elbasanit, Kryeministri Edi Rama ka “ngacmuar” kryebashkiakun Qazim Sejdini, duke thënë se nuk do ta imagjinonte dot sikur në takim të ishin pjesëmarrës vetëm meshkuj.
"Nuk jeni këtu për tu bërë deputete, por jeni këtu si qytetare për të bërë të mundur që jeta politike të jetë më e mirë... këtë nuk e mohon dot as Qazimi... imagjinoni sikur të ishit të gjithë si Qazimi këtu, ai na vlen se është një, por imagjinoni sikur të ishit të gjithë si Qazimi këtu!"ka deklaruar Rama.
Madje në fund të fjalimit të tij, ku një pjesë të madhe e zuri fjala për situatën politike aktuale, Rama ka risjellë në vëmendje Qazim Sejdinin, duke thënë se Ëmbëlsira lihet për në fund”... por nuk ka harruar të thumbojë dhe Ben Blushin, teksa tha:
“Ëmbëlsinë në fund, Lala (Sejdini)... I vetmi politikan në tranzicion për të cilin janë bërë romane. Kjo do të thotë se ka një vlerë që ne se kemi”, ka thënë Rama.



