Stoltenberg: Bombardimi në Serbi ka qenë legjitim dhe i domosdoshëm

Stoltenberg: Bombardimi në Serbi ka qenë legjitim dhe i domosdoshëm

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut, Jens Stoltenberg, në një intervistë për gazetën serbe "Politika", tha sot se ne po përballemi me situatën më të paparashikuar të sigurisë në botë gjatë viteve të fundit, por NATO është një forcë pozitive në krijimin e një rendi të qëndrueshëm ndërkombëtar.

 “Historia ka treguar se bombardimi i RFJ-së në vitin SRJ 1999 ka qenë i domosdoshëm dhe legjitim, ka deklaruar për gazetën e Beogradit “Politika” sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.

“Bombardimi e ka ndaluar dhunën dhe e ka ndihmuar kthimin e refugjatëve në shtëpi. KFOR-i ka ndihmuar që në Kosovë të krijohet mjedis i sigurt për të gjithë, përfshirë edhe barkësin serbe”, ka thënë shefi i NATO-s.

Ai Ka shtuar se fushata e bombardimeve nuk ka qenë e drejtuar kundër popullit serb.

"Përkundrazi. Qëllimi ka qenë që të mbrohen civilët në rajonin e gjerë, në mënyrë që të ndaleshin aksionet e regjimit të Millosheviqit të cilat më parë i kishte dënuar bashkësia ndërkombëtare”, ka theksuar ndër të tjera Stoltenberg.

Ai shtoi se kjo është ajo që NATO-ja dhe Serbia po bëjnë përmes partneritetit, i cili është i dobishëm për NATO-n, Serbinë dhe rajonin më të gjerë.

Stoltenberg theksoi se NATO-ja e vlerëson partneritetin që ka zhvilluar me Serbinë dhe shpreson për një të ardhme më të mirë.

“Ne e respektojmë plotësisht politikën e neutralitetit të Serbisë, siç demonstrojnë Austria, Suedia dhe Finlanda, neutraliteti dhe partneriteti me NATO-n nuk janë reciprokisht ekskluzive. Partneriteti ynë është i mirë për Serbinë, e kjo është e mirë për Ballkanin Perëndimor dhe e mirë për NATO”, theksoi  Stoltenberg.

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut ka vënë në dukje se bota po përballemi me situatën më të paparashikuar të sigurisë në botë gjatë viteve të fundit, por që siç theksoi ai, NATO-ja është një forcë pozitive në krijimin e një rendi të qëndrueshëm ndërkombëtar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy