
Kur është mbyllur edhe muaji janar dhe nuk ka "asnjë peshk" të madh të arrestuar, ambasadori amerikan ka reaguar duke iu drejtuar të gjithë politikanëve, policëve dhe prokurorëve se ku janë rezultatet.
Ky reagim i shefit të diplomacisë amerikane në vendin tonë vjen pas deklaratave të tij të mëparshme dhe thekson se SHBA-të kanë investuar burime për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsioni, dhe populli shqiptar do që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë.
Postimi i plotë
“Politikanëve, policëve dhe prokurorëve: ju u zotuat përpara popullit shqiptar dhe përpara nesh. Ne investuam në burimet për t’ju ndihmuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ku janë rezultatet? Populli shqiptar do që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë. Komuniteti ndërkombëtar kërkon rezultate konkrete përpara vendimeve të rëndësishme këtë pranverë. Tik-tak.”
Ambasadori Donald Lu




