
Kryedemokrati Lulzim Basha është ndalur pasditen e së mërkurës në Vlorë, në një takimme drejtuesit politikë të këtij qarku. Ai thotë se bashkë me ta nisi punën për riorganizimin dhe modernizimin e Partisë Demokratike dhe aksionin politik, për t’u ofruar shqiptarëve një opozitë të fortë, efikase dhe alternativën që ata presin dhe meritojnë. “Qytetarë të varfër, korrupsion i lartë. Ky është realiteti që u pa edhe nga dosja e inceneratorëve ku qeveria është përgjegjëse për vjedhjen e 430 milionë eurove nga xhepat e qytetarëve. Vendimi i Brukselit për pezullimin e granteve për bujqësinë të programit IPARD tregon babëzinë e kësaj qeverie, që abuzon edhe me fondet e BE. Prandaj ne do të kërkojmë: Hetim parlamentar të fondeve IPARD, ku paratë e taksapaguesve europianë u devijuan për projekte dhe afera korruptive. Fundi i pandëshkueshmërisë së korrupsionit në nivelet e larta është fillimi i fundit të tranzicionit dhe ndryshimi i vërtetë që shqiptarët presin.”



