Reformat e qeverisë, Kodheli merr mbështetje nga OSBE

Reformat e qeverisë, Kodheli merr mbështetje nga OSBE

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Lamberto Zannier, ka premtuar mbështetjen e OSBE për reformat e nisura në Shqipëri dhe gatishmërinë e Organizatës për të vijuar të ndihmojë procesin zgjedhor në vend, ndër të tjera edhe përmes vëzhgimit të zgjedhjeve të ardhshme kuvendore.

Mbështetjen e tij sekretari ia ka bërë të ditur ministres së mbrojtjes Mimi Kodheli gjatë një takimi në 7 prill 2017, teksa ministrja ndodhej në Austri për një vizitë dypalëshe.

 Sekretari i Përgjithshëm solli ndër mend kontributin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri për shkatërrimin në mënyrë të sigurt të municioneve konvencionale të tepërta dhe lëndëve kimike të rrezikshme në vend dhe shkëmbeu pikëpamje me ministren për sfidat transnacionale, përfshirë sigurinë kibernetike, dhe për mënyrat se si mund të ndihmojë OSBE-ja në trajtimin e tyre.

Ministrja Kodheli e falënderoi Organizatën për mbështetjen e saj të vijueshme për vendin.

Sekretari i Përgjithshëm dhe ministrja shkëmbyen pikëpamje për zhvillimet aktuale në Shqipëri dhe më gjerë në rajon, si dhe diskutuan për bashkëpunimin e Shqipërisë me OSBE-në.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy