Gjatë seancës së mbajtur sot në Kuvend, kryedemokrati Sali Berisha iu drejtua kreut të grupit parlamentar të PS Tulant Balla, duke i bërë thirrje të përballet me drejtësinë pasi akuzohet për një vrasje.
Shpirti i avokatit Ravik Gurra kërkon drejtësi. Ti je akuzuar për vrasjen e tij. Ne jemi të vendosur të mbrojmë të drejtat tona. Nuk mundet një i akuzuar për vrasje, një njeri i akuzuar se ka porositur vrasjen në Elbasan, të marrë fjalën këtu. Nxirreni jashtë parlamentit, të shkojë në prokurori. Si ju duket akuza se ka porositur vrasjen e Ravik Gurrës? Shko dhe përballu me prokurorinë. Mos përdor imunitetin.
Hera e dytë që akuzohesh për vrasje Je akuzuar për porositje vrasjesh dhe fshirje përgjimesh dhe bashkë me ty në parlament është shpirti i të ndjerit Ravik Gurra, që të kishte kapur në lidhje me bandat.Kaq ishte përgjigjja ime”.



