"Kryeprokurori" /Basha urdhër nga Anglia: Nesër mbledhje, asnjë deputet të mos mungojë

"Kryeprokurori" /Basha urdhër nga Anglia: Nesër mbledhje, asnjë deputet të mos mungojë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, pas vizitës së tij në Angli nesër rikthehet në Tiranë ku ka një krizë politike në zhvillim.

Por kryedemokrati me ardhjen e tij në kryeqytet ka thirrur një mbledhje urgjente me deputetët e PD-së në ambientet e selisë blu. 

Sipas burimeve të "Tema Tv", mbledhja e grupit parlamentar, e cila do të mbahet mbasdite do të ketë pikërisht si fokus zgjedhjen e kryeprokurorit të ri të përkohshëm.

Po të njëjtat burime pohojnë se në takim pritet që të merren vendime të rëndësishme, pasi shumica të henën do të votojë për prokurorin e ri të përkohshëm duke futur politikën në një tjetër krizë.

Ende nuk dihet nëse PD do të marrë pjesë në votim apo nuk do të jetë e pranishëm në sallën e seancave plenare, ku një nga tre emrat Arta Marku, Ferdinand Elezi dhe Ermira Tafani do te jete ne krye te organit te akuzes per nje mandat te perkohshem. 

Për këtë do të vendoset në mbledhjen e nesërme, por një gjë duhet të kujtojmë që PD ka presionin e ndërkombëtarëve që shumë herë kanë thënë që palët të ulen në tryezë dhe të gjejnë zgjidhje.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy