PD në zgjedhjet e 14 majit?/ Çela: Opozita ka humbur elektoratin, duhet të dal në terren

PD në zgjedhjet e 14 majit?/ Çela: Opozita ka humbur elektoratin, duhet të dal në terren

Teksa po afrohen zgjedhjet e 14 majit, pyetja qëndron se si do të shkojë opozita në zgjedhjet e 14 majit?

Në kohën kur Ekelejd Alibeaj ka deklaruar se do të nxjerrë kandidat për të gjitha bashkitë, PD po “lufton” ende për siglën zyrtare.

Lidhur me këtë, pedagogu Erlis Çela, tha në “MCN live”, se PD duhet të regjistrohet patjetër në zgjedhje dhe të punojë në terren sepse ka humbur në masë të madhe elektoratin.

PS si sigël zyrtare nuk mund të mos hyjmë të mos regjistrohet në zgjedhje. Pra, nëse nuk do të ketë një vendi gjykate deri në momentin kohor, paka që përfaqësohet nga Alibej duhet të regjistrohet patjetër sepse është çështja se PD, ajo që njihet zyrtarisht duhet të jetë subjekt i regjistruar në zgjedhje, i bie që bojkoton zgjedhjet.

Ata duhet të gjejnë një zgjidhje që kandidatët e dal nga primaret apo kandidatë që mbështet pala tjetër të regjistrohen më siglën e PD, nuk ka sigël tjetër që mund ta zgjidhi këtë situatë.

Ajo që duhet të bëj opozita është që të dali në terren, të punoj me ata njerëz që ka në mënyrë të bashkuar, njerëzit duan të njohin kandidatin, nuk votohet për siglën për partinë, votohet për njeriun aty dhe shumë gjëra lidhen me gjerat aty.

Ata nuk duhet ti marri si strategji politike, duhet ti analizojnë bashki për bashki dhe të shohin potencialin ku mund të fitojnë bashkë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy