Kryeministri Edi Rama reagon lidhur me situatën e zjarreve në Sazan dhe flet për “Rikonjicion nga ajri i vatrave të zjarrit”
Rama citon një pjesë nga fjala e ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili shprehet se sakrifica dhe profesionalizmi i Forcave të Armatosura dhe të gjithë sistemit të Mbrojtjes Civile meritojnë mirënjohje.
I vlerësoj të gjitha shqetësimet dhe mendimet e shprehura pa teklif, por ne mbështetemi tek ekspertët e fushës që vlerësojnë se teknika më efikase në rastin e zjarrit në ishullin e Sazanit është izolimi i vatrave nga toka, duke krijuar breza të shpyllëzuar rreth çdo vatre... Fatkeqësisht edhe kjo verë do të jetë shumë e nxehtë.
Ne do të jemi përkrah bashkive për të mbështetur përballimin e emergjencave të mundshme. Por kemi nevojë edhe për vullnetarizëm dhe angazhim nga të gjithë për të përballuar së bashku situatat e emergjencave, në vend që t’i ndezim akoma më shumë nga tastiera.
Lidhur me këtë qëndrim të ministrit dhe situatën e zjarreve, Rama shton se për ata që nuk kanë sy të shohin çfarë ndodh njëkohësisht, sot që flasim, rrotull Athinës apo çfarë ndodh kudo tjetër në kushtet e zjarreve, nga Turqia e deri në Spanjë, po hidhen përpjetë duke kërkuar helikoptera me kova uji biblik e me shkopinj magjikë, nuk kemi asgjë për të thënë.
Janë të njëjtët shqipo, që në tërë historinë e këtij vendi, kanë bërë fiks të njëjtën gjë, llafe, llafe, llafe...Të bashkuar jo të ndarë
76 milionë euro për helikopterët Cougar, flakët në Sazan luftohen me mjete rrethanore



