Kreu i shtetit Bujar Nishani ka firmosur ndryshimet në qeveri. Nga sot 4 ministrat e rinj do të jenë Fatmir Xhafaj në Ministrinë e Brendshme, Ogerta Manastirliu në Ministrinë e shëndetësisë, Olta Xhaçka në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Eduart Shalsi në Ministrinë e punëve për Çështjet e Shtetit.
Një ditë më parë Nishani tha se nuk do e kishte dekretuar Xhafajn nëse do ia lejonte kushtetuta.



