Malltezi: PD do ketë nevojë për analizë të brendshme. Duhet sistem zgjedhor me lista të hapura! (VIDEO)

Malltezi: PD do ketë nevojë për analizë të brendshme. Duhet sistem zgjedhor me lista të hapura! (VIDEO)

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD Jamarbër Malltezi në një intervistë për gazetarin Mariglen Kume në Mcn Tv, tha se sistemi zgjedhor me lista të mbyllura dhe të hapura njëkohësisht ishte artificial. 

Ai theksoi se listat do duhet të jenë të hapura, ose në listat e mbyllura të mos ketë më shumë se sa një kandidat në qark, që të zgjidhet nga anëtarësia. 

Po ashtu Malltezi shprehet se PD do bëjë analizën e saj të brendshme, por shtoi se kemi parë një farsë zgjedhore në zgjedhjet e 11 majit. 

Duke folur mbi çështjen “Partizani”, ku ai është marrë i pandehur, Malltezi tha: 

Nuk ka as fakt penal, as nuk ka çështje. E gjitha u stis me urdhër politik të Ramës dhe kallëzim të rremë të Ballës. Gjyqtarja Irena Gjoka s’plotësonte kushtet për të qenë gjyqtare dhe e gjithë dosja është e pavlefshme. Nuk ka dokument si shteti u bë pronar. Shteti s’ka qenë asnjëherë pronar, kanë qenë prona të familjeve të vjetra të Tiranës. Nuk ke pasur shpronësim. Por as gjatë kohës së komunizmit s’ke asnjë dokument shpronësimi. Nëse Prokuroria do t’i shërbente interesit publik, do t’u shërbente interesit të atyre që janë pronar të tokës. Për mendimin tim pjesa e gjykimit të çështjes do zgjasë dy vjet, se urdhra, lojëra politike...Pres lajme jashtëzakonisht të mira nga Strasburgu, që e konsideroi çështjen prioritare. Mali i shkeljeve ndaj Berishës ka qenë goxha i madh”.

I pyetur nëse do marrë rol më aktiv në PD dhe politikë, Malltezi tha:

Roli im do jetë aktiv ndaj PD, por në këto kushte kur Rama është bërë sulltan, dhe i ka kapur të gjitha pushtetet, të jesh opozitar është mision, një kontribut shumë i rëndësishëm. Kam qenë aktiv më parë dhe do jem gjatë gjithë kohës. Në çështjet e mjedisit do jetë fokusi më i madh”.

I pyetur a duhet të ketë analizë të brendshme në PD, Malltezi u shpreh:

“PD do ketë nevojë për procese dhe analiza të brendshme padyshim. Por duhet të kemi parasysh që PD ka dalë nga një proces ku u qëllua për t’u vrarë. U mbajt mbi 2 vjet e gjysmë vula, u sulmuan të gjithë demokratët, u tha do hani bar, ku e gjitha ishte skenar anti-demokratik. Një proces zgjedhor me lista të mbyllura, të hapura, ishte disi artificial. PD duhet të dëgjojë zërin e anëtarësisë dhe të kalojmë në lista të hapura. Ose nëse do kemi lista të mbyllura të kemi vetëm një person në qark, që ta zgjedhë anëtarësia, dhe të gjithë të jenë të barabartë”.

I pyetur a duhet që Berisha të zbatojë nenin “Basha”?

Nëse do kishte zgjedhje normale aplikimi i nenit do ishte automatik. Kemi parë procese farsë të vjedhjeve ashiqare. Berisha ka rol përbashkues për rrymat dhe është zë i fuqishëm opozitar”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy