
Komisioni Qendror Zgjedhor dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, sot kanë nënshkruar marrëveshje administrative për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme dhe thelbësore për zgjedhjet e 6 tetorit.
“Vëzhgimi i zgjedhjeve është njëra nga pjesët thelbësore, nënshkrimi i kësaj marrëveshje i jep rëndësi dhe shpreh përkushtimin për rrjedhjen e proceseve zgjedhore në vendin tonë. Përveç vëzhguesve të BE-së do të kemi edhe ata të partive politike, të shoqërisë civile dhe të gjithë ata do t’i japin një kredibilitet më të madh zgjedhjeve”, deklaroi ajo.
Në anën tjetër nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë Zëvendësshefi, Riccardo Serri, tha se për herë të pestë BE i vëzhgon zgjedhjet në Kosovë. ai po ashtu tha se ky mision i ka ofruar disa rekomandime KQZ-së por që në zgjedhjet e mëhershme ato nuk janë implementuar.
Sipas tij përveç kësaj marrëveshje, në Kosovë për vëzhgim të zgjedhjeve do të vijë edhe një ekip ku udhëheqësi i saj do përcaktohet nga shefja në largim e diplomacisë e BE-së Frederica Mogherini.
Përnndryshe numri i votuesve sipas listës preliminare të regjistrimit civil është 1,972, 466 votues.
Në ditën e zgjedhjeve do të jenë të hapura gjithsejt 895 qendra votimi, 4 më pak nga zgjedhjet e fundit.



