‘Balla i lidhur me bandën e Suel Çelës’, Lala: Nëse akuzat e Berishës janë të vërteta, duhen hetuar

‘Balla i lidhur me bandën e Suel Çelës’, Lala: Nëse akuzat e Berishës janë të vërteta, duhen hetuar

Gazetarja Klodiana Lala në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka komentuar akuzat e forta të hedhura paraditen e sotme para SPAK nga Berisha ku pretendon se banda e Suel Çelës në këmbim të votave ka kërkuar arrestimin e pjesëtarëve të bandës kundërshtare të tyre në Elbasan.

Ajo tha se nëse këto akuza janë të vërteta janë mjaft të rënda dhe për këtë do duhet të hetohet edhe pse sipas saj deri tani nuk ka pasur asnjë reagim.

Drupal Ad

Berisha na shpërndau sot një fletë ku kishte zbardhur disa ligjërata të sky ecc duke bërë disa akuza ndaj Taulant Ballës kur ishte sekretar në PS.

Nuk i kam hasur në dosje hetimore ato biseda dhe se di nga i ka siguruar Berisha, patjetër mesa kam kuptuar unë ka të bëjë me biseda të shkëmbyera mes dy personazheve të botës së krimit që kanë folur në emër të Ballës dhe nëse faktohen nga SPAK janë të rënda.

Ka një problematikë të madhe, Berisha ka ngritur pretendimet se banda e Suel Çelës ka kërkuar arrestimin e kundërshtarëve të tij në Elbasan që janë Ardjan Çapja në këmbim të votës.

Problemi është se a ka prokurorë që e ka firmosur arrestimin, që ka caktuar masën e sigurisë, unë s’mund të garantoj dhe flasë por nëse janë të vërteta janë akuza të rënda dhe duhet të hetohen, por deri tani s’ka pasur asnjë reagim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy