
Kandidati i PD-së, Grupi i Rithemelimit, Belind Këlliçi, në një deklaratë për mediat u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në zgjedhje. Këlliçi u kërkoi qytetarëve të mos dekurajohen nga kushtet atmosferike, por të ushtrojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur.
Pjesëmarrja juaj ka rëndësi. I drejtohem qytetarëve dhe të rinjve: merrni pjesë. Kushtet atmosferike nuk janë më të mira, por është shumë e rëndësishme që të gjithë të votojnë për të bërë ndryshimin. Ndryshimi është në duart tuaja.



