Në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë, kryetari Ilir Meta, e cilësoi Monika Kryemadhin si “mendimi ndryshe”.
Ai deklaroi se në 27 prill do të ekzekutohet nepotizimi dhe nuk do të ketë ekzekutime njerëzsh.
Sipas tij, partia më e madhe demokratike në botë bëhet duke çrrënjosur nepotizmin dhe duke instaluar meritokracinë.
Nuk duhen bërë partitë instrumente biznesi për familje të caktuara përfshirë këtu familjen e Ilir Metës dhe familje të tjera dhe sidomos organizatën e Rinisë që është atrofizuar nga nepotizmi.
E nëse ndonjë grua ankohet se është viktimë e burrave, në politikë është viktimë e një palaçoje që quhet Lulzim Basha që gënjen edhe për orën. Më 27 prill ekzekutojmë nepotizmin. Askush nuk ka të drejtë të bëjë viktimën. Ekzekutojmë fenomenin. Partia nuk mund të jetë më biznes familjar.
Nepotizmi është që ai nuk na e bëri të mundur që një shoqen tonë që dikur e bëmë ministre të ishte e pranishme në mbledhjen e kaluar të Këshillit Kombëtar.
Për herë të parë Ilir Meta që e bëri ministre e mori në telefon dhe e falënderoi. Kishte një përpjekje të qartë për të sabotuar kuorumin e mbledhjes së Komitetit Drejtues Kombëtar.
Nepotizmi e bëri atë sepse i kanë thënë ty nuk të bëri Ilir Meta ministre. Para statutit janë të barabartë të gjithë, edhe Ilir Meta.
Nuk mund të ketë dy njerëz në një kryesi nga një familje. Kjo nuk do të thotë se u dashka të ikë Monika, mund të ikë Ilir Meta.
Kjo zgjidhet me votim. Mona është zemra jonë. Mona është deputete, mund të jetë se ne i kemi listat e hapura. Në fakt nuk është Mona problemi kryesor në parti, problemi është i atyre që përdornin lidhjen e Monës me Metën për të mos marrë përgjegjësi. Askush mos qajë hallin e Monës, Mona është deputete e Fierit dhe do ta tundi për Fierin. Mona ka një eksperiencë të shkëlqyer. Mona pas statutit mund të votohet për në kryesia dhe unë do vazhdoj të shërbej në Partinë e Lirisë në komisionin e bujqësisë.



