Gjatë konferencës së përbashkët për media me kryeministrin Edi Rama, përfaqësuesi i lartë i BE-së Josep Borrell tha se jemi të shqetësuar nga ndërhyrja e Rusisë në Ballkanin Perëndimor. Borrell konsideroi si shqetësim dezinformimet dhe gënjeshtrat e Moskës që sipas tij janë rritur pas nisjes së luftës në Ukrainë.
Jemi të shqetësuar nga ndërhyrja e Rusisë në Ballkanin Perëndimor, por kjo nuk është asgjë e re. Dezinformimi rus është një fjalë që ne e përdorim sot për propagandën dhe gënjeshtrat, këto janë rritur. Shpjegimi që i bëhet luftës, duke thënë se është mënyrë për të mbyllur popullin rus që kërcënohet nga kërcënimi i kriminelëve nazistë ukrainas. Është një mjet që po përdoret dhe duhej prerë në BE. Duhet ta mbyllnim këtë dezinformim jo vetëm për hapësirën kur njerëzit tanë jetojnë edhe për mendjet, sepse kanë ndikim për njerëzit. Ne duhet të përballemi me influencën ruse kudo që ajo ndodh në Ballkanin Perëndimor, në disa vende më shumë se të tjera. Jemi të ndërgjegjshëm që Ballkani Perëndimor do jetë një fushëbeteje për ide për të ardhmen, për cilën rrugë do ndjekin vendet e Ballkanit Perëndimor në të ardhmen.



