Tetë deputetë të opozitës janë përjashtuar për 10 ditë nga marrja pjesë në seancat plenare. Ky vendim është marrë pas kërkesës që grupi parlamentar i PS-së i drejtoi kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla.
Deputetët e përjashtuar Elda Hoti, Albana Vokshi, Bledion Nallbati dhe Zheni Gjergji të cilët bllokuan karrigen e Nikollës ditën e djeshme si dhe deputetët Lefter Gështenja, Asllan Dogjani, Luan Baçi dhe Gazment Bardhi të cilët në koordinim me njëri-tjetrin e penguan kryetaren e Kuvendit të shkojë të ulet në vendin e saj.
Ndërsa kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi hoqi kartën nga pajisja elektronike e Nikollës. Kjo situatë u krijua ditën e mërkurë, pasi u refuzua kërkesa e opozitës për të bërë 15 minuta pushim.



