PD shpall fituesit në balotazh të primareve në 5 bashki/ Emrat

PD shpall fituesit në balotazh të primareve në 5 bashki/ Emrat

Anëtari i Komisionit të Organizimit dhe Operacioneve Elektorale, Keltis Kruja njofton se përfundoi procesi i balotazhit për primaret në 5 bashki, duke prezantuar dhe rezultatet 

Rezultatet dhe fituesit e garës: 

1.  Mirditë: 880 votues, fitues është Albert Mëlyshi me 60% e votave;

2.  Dibër: 1137 votues, fitues është Ismail Uka me vetëm 1 votë më shumë;

3.  Mat: 676 votues, fitues është Skënder Gjuci me 70.71%të votave;

4.  Librazhd: 659 votues, fitues është Shefki Cota me 63.3% e votave;

5.  Fier: 964 votues, fitues është Evdar Kodheli me 61.1% të numrit të votave;

 TOTAL (5 degët): 4316 votues

Kruja tha se interesi dhe pjesëmarrja në balotazh ka qenë më e lartë se në raundin e parë të primareve.

Për këto 5 degë numri i votuesve ka qenë 248 votues më shumë se në garën e zhvilluar në raundin e parë, në datën 4 dhjetor 2022. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy