Ngriti flamurin shqiptar me 28 nëntor/ Kryetari i Preshevës dënohet me gjobë nga Serbia

Ngriti flamurin shqiptar me 28 nëntor/ Kryetari i Preshevës dënohet me gjobë nga Serbia

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi, është dënuar me 469.47€ nga Gjykata për Kundërvajtje në Vranjë.

Arifi ka njoftuar se ka pranuar dënimin prej 55.000 dinarësh (470 euro) nga Gjykata për Kundërvajtje në Vranjë lidhur me vendosjen e flamurit kombëtar në selinë e Alternativës për Ndryshim -dega Bujanoc, me rastin e festës së 28 nëntorit, ditës së Flamurit.

Arifi në një postim në Facebook ka shkruar se ‘sa më shumë të drejta për serbet në Kosovë aq më pak të drejta për shqiptarët në Serbi. Deri kur?’.

Sipas tij, ky aktvendim është pjesë e kolazhit diskriminues dhe shkeljeve të drejtave sistematike individuale, kolektive të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Gjykata në fjalë ka nxjerrur aktvendim lidhur me vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar në selinë e partisë tonë në Bujanoc, me ç’rast ky dënim përbëhet prej 5000 dinarëve ndaj mua si person përgjegjës në pozitën e kryetarit të partisë “Alternativa për Ndryshim”, ndërkaq 50.000 dinarë për subjektin politik që kam drejtuar deri në shkurt të këtij viti, kur është datuar edhe ky aktvendim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy