Në ‘MCN Live’ Pnao Soko ka komentuar lidhur me çështjen Becheti për të cilën u shpreh se përgjegjës për këtë pagesë është Rama, Veliaj dhe Agaçi dhe s’kanë pse të paguajnë shqiptarët nga xhepat e tyre.
Ai tha se për 120 mln eurot që do i kalojnë në llogari Bechetti çdo qytetar shqiptar nga ai 0 vjeç deri të moshuarit janë duke paguar 50 euro për të, kur s’kanë asnjë detyrim.
Sipas tij jemi duke paguar për shkak të arrogancës së Ramës pasi ato para nëse do u ishin dhënë pensionistëve do merrnin 120 mijë lekë të vjetra në vit.
Çështja është e rëndësishme. Një mafioz e quan kryeministri Bechetin, por praktikisht sapo i ka marrë qytetarëve shqiptarë 120 mln euro.
Becheti përmes vendimit të gjykatës nëpërmjet përmbaruesit gjyqësor të Belgjikës ka marrë nga llogari të eurokontrollit shqiptar, ai ka depozituar një kërkesë në gjykatë dhe ai sot ka poseduar përmbaruesit dhe shumë shpejt do i kalojnë në llogari.
Nëse e lexon arbitrazhin thotë se erdhi për shkak të tre komponentë, sjellja brutale e shteti shqiptar, ishte dhe një mesazh kërcënues i Veliaj atëherë, përmendet dhe Engjell Agaci, pra kanë mjaftuar këto tre elementë që Becheti është trajtuar në mënyrë jo konform ligjit dhe për këtë arsye i ka dhënë të drejtë të marrë 120 mln euro.
Më tej ai shtoi se ne sot i mohuam pensionistëve rritje pensioni pasi nëse këto para që ka marrë Becheti do shkonin për pensionistët rritja mesatare për ta do të ishte diku te rreth 1 mijë lekë të të reja për çdo pensionistë në muaj.
‘Sot sapo u kemi marrë 1 mijë lekë të reja në muaj çdo pensionisti, 120 mijë lekë të vjetra në vit. Nëse do u ishin shpërndarë pensionistëve ata do kishin 120 mijë lekë të vjetra më shumë në xhep. Në fakt ata u gënjyen me ato rritjet qesharake në muaj dhe Becheti mori në dorë 130 mln euro. Por a duhet dikush të mbajë përgjegjësi për këtë?
Ne kemi paguar personalisht çdo individ rreth 50 euro për Bechetin, tani kush është kusuri që unë duhet ti paguaj atij 50 euro, apo fëmija im, pse duhet ta paguajmë çfarë ne i kemi bërë Bechetit që duhet ta paguajmë ne as nuk e njohim dhe as nuk i kemi bërë gjë atij.
Pse duhet të paguajmë ne arrogancën e Edi Ramës, le ti paguajë vetë nga lekët e xhepit, nga të tre këta, Rama, Agaçi dhe Veliaj, këta të tre ka gjetur gjykata pse duhet t’ja paguajmë ne, por tu sekuestrohet këtyre pasuria deri në shlyerjen e parave ndaj Bechetit sepse është veprim i tyre.



