Gjeneral Dedë Prenga, për dakordësinë e arritur mes ministrit të Mbrojtjes, Ermal Nufi me homologun e tij grek, Nikos Dendias, për të thirrur menjëherë Komitetin e Përbashkët të Ekspertëve për varrezat e ushtarëve grekë në Këlcyrë thotë se nuk është marrëveshje e re.
Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se pala shqiptare ka dhënë zgjidhje, e cila nuk është pranuar nga pala greke, duke parashikuar zhvarrimin, paketimin e eshtrave dhe përcjelljen për t’i vendosur pranë familjarëve të tyre apo në varrezat e dëshmorëve.
Marrëveshja nuk është e re, është nënshkruar, miratuar dhe ratifikuar dhe nga parlamenti shqiptar që në vitin 2009. Aktive për rifillimin e punës mes dy qeverive, asaj shqiptare dhe asaj greke është bërë në 2018-2019, në të cilin ekspertët dolën në terren dhe përcaktuan detajet si mund të vazhdohet procedura për gjetjen e varreve, identifikimin e tyre, me dokumentacion.
Këto janë në numër pak a shumë të njëjtë, ata që janë vrarë, ata që janë ngrirë nga të ftohtët dhe ata që kanë humbur. Janë tre shtete Shqipëria vendi ku janë bërë luftimet italo-greke, pjesa me Italinë është bërë para viteve 90-të me marrëveshjet mes dy qeverive, ndërsa pjesa greke ka ngelur pa zgjidhje dhe është problematikë e hershme mes dy vendeve.
Pala shqiptare ka dhënë dhe zgjidhje, por nuk është pranuar nga pala greke me zhvarrimin, paketimin e eshtrave dhe përcjelljen për t’i vendosur pranë familjarëve të tyre apo në varrezat e dëshmorëve. Kjo gjë për fat të keq nuk është pranuar nga pala greke. Marrëveshja për detin, delitimimin dhe çështja e eshtrave të ushtarëve grekë.
Palët duhet të kontrollojnë varret sipas protokollit. Ministria e Mbrojtjes nëpërmjet Institutit të Gjeografisë Ushtarake, ka përcaktuar me koordinata të sakta se ku janë varret dhe ku duhet të varrosen.
Pikat e vendvarrimeve të tyre janë të sakta dhe secili ka një medaljon ose shenjë dalluese personale, të cilët janë të regjistruar për çdo ushtarak dhe një kopje e saj mbahet në arkiv dhe një kopje i vihet ushtarit në qafë.
Mbi bazën e grupeve gërmohet, identifikohet dhe bëhet një formular, për të mos bërë asnjë gabim. Bëhet analiza e ADN-së. Covidi qe arsyeja që u ndërpre pjesa e punës në terren.
Për shkak të mbushjes së Varrezave në Këlcyrë dhe Bularat eshtrat e ushtarëve grekë që janë gjetur gjatë gërmimeve janë grumbulluar përkohësisht në kontejnerë, në pritje për t’u sistemuar sipas nderimeve që u takojnë.



