Mosbindja civile e PD/ Kume: Nuk pritet një protestë e qetë (VIDEO)

Mosbindja civile e PD/ Kume: Nuk pritet një protestë e qetë (VIDEO)

Gazetari Mariglen Kume ka raportuar për MCN Live nga salla ku Këshilli i Mandateve do të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Sali Berishës.

Në një raportim për MCN Live Kume thotë se nuk pritet që protesta të jetë e qetë, ndonëse pjesëmarrja nuk është e lartë. 

Deputetët Gazment Bardhi dhe Greta Bardeli, që janë anëtarë të Këshillit të Mandateve nuk do të jenë të pranishëm në këtë mbledhje. Në sallë erdhën edhe avokatët e z.Berisha, pasi z.Berisha tha se nuk do të jetë i pranishëm. Poshtë janë pozicionuar disa nga protestuesit. 

Pjesëmarrja e protestuesve nuk pritet që të jetë e lartë, por në fakt mund të ketë, ose siç është paralajmëruar nga deklaratat e z.Berisha, janë deklarata që tentojnë të japin entuziazëm dhe frymë te protestuesit. Nga burimet që kam në PD-në, më kanë thënë që nuk do të jetë një protestë e qetë. Por për detajet nuk është se ka specifikime”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy