“Pse ra miti i paprekshmërisë së medias?”, Abilekaj: Këtë situatë e ka sjellë vullneti politik i një qeverie që e sheh krimin si partner

“Pse ra miti i paprekshmërisë së medias?”, Abilekaj: Këtë situatë e ka sjellë vullneti politik i një qeverie që e sheh krimin si partner

Analisti Enton Abilekaj tha në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se miti që një media nuk preket ka rënë dhe se kjo gjë i intereson krimit dhe politikës.

Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij Abilekaj tha se situatën në të cilën ndodhet vendi sot e ka sjellë vullneti politik i një qeverie që e sheh krimin si partner. 

Nuk është policia problemi, dhe në rastin e “Dos Boskos”. Policia do kohën e vet për hetimet sidomos për atentate mafioze, kemi një pistë që e dimë të gjithë. Një institucion mediatik, jo pronarët, jo gazetarët është goditur me kallashnikov.

Pse ra miti i paprekshmërisë së një institucioni mediatik? Si mund të rikthehet ky mit? Mediat kanë dhënë një kontribut, nuk janë mediat problemi,  janë pasqyrë e shoqërisë, nuk mund të fajësojmë mediat për problemet e këtij vendi. Ky mit i intereson vetëm krimit dhe politikës që janë objekt i medias. Këtë situatë e ka sjellë vullneti politik i një qeverie që e sheh krimin si partner.

Kemi të bëjmë me një qeveri që krijon burime për krimin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy