Zgjedhjet në Poloni, Duda rizgjidhet president (VIDEO)

Zgjedhjet në Poloni, Duda rizgjidhet president (VIDEO)

Andrzej Duda do të jetë presidenti i Polonisë edhe për mandatin e ardhshëm.

Duda fitoi zgjedhjet presidenciale të 2020 në Poloni, duke mposhtur në këtë garë Rafal Trzaskowskin, i cili aktualisht është dhe kryebashkiak i Varshavës në Poloni.

Duda fitoi 51.2% të votave presidenciale, dhe kjo është fitorja më e ngushtë në zgjedhje që regjistron Polonia që nga viti 1989, viti kur ra sistemi komunist në këtë vend.

Rezultatet sipas Komisionit Kombëtar Zgjedhor të Polonisë, bazohen në 99,97 për qind të votave të numëruara.

Pjesëmarrja e votuesve ishte jashtëzakonisht e lartë me 68.12 për qind, tha Komisioni.

Këto zgjedhje janë parë gjerësisht si një betejë për të ardhmen e vendit, si dhe marrëdhëniet e tendosura me Bashkimin Evropian.

Votimet u mbajtën nën rregulla të rrepta higjienike, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.

Në raundin e parë muajin e kaluar, Duda fitoi 43.5 për qind të votave, ndërsa Trzaskowski 30.5 për qind.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy