Nga njësia 12 në kryeqytet, ku ishte i pranishëm në Asamblenë e PS-së, kryeministri Edi Rama akuzoi opozitën se po punon kundër procesit të integrimit të vendit.
Ai tha se e majta është e vetme drejt këtij rrugëtimi, ndërsa për të djathtën tha se është verbuar dhe se ngatërron rivalitetin me interesin kombëtar dhe të mirën e vendit.



