Gazetari Flogert Muça tha në studio e Zonë e Lirë në MCN Tv se pas zhvillimeve të fundit politike Rama po ndërton një plan politik.
Zhvillimet politike që kanë ndodhur në Tiranë duke nisur që nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese mendoj se Ramën e kanë vendosur në një pozitë që nuk e kishte pritur dhe po ndërton një plan veprimi politik. Do të jetë i shpejtë.
Avokati Marsid Gupi tha se Rama po mundohet të ndalojë sa më shumë hemorragjinë e brendshme që mund t’i ndodhë në partitë e tij.
Veliaj u rikthye në arenën politike dhe gjithë ky revansh, që pritet të ketë një ‘kokë revolucioni’ që mund të jetë Veliaj, e shqetëson Ramën. Po mundohet të ndalojë sa më shumë hemorragjinë e brendshme që mund t’i ndodhë në partitë e tij.
Gazetari Sebastian Zonja tha Rama i ka frikë edhe Veliajn edhe Ballukun.
Rama i ka të dy frikë, Veliajn dhe Ballukun. Po i vjen radha.



