
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Instastory” ka publikuar një ndër 100 arritjet e qeverisë gjatë mandatit të dytë.
Rama ka faktuar se 10 mijë punonjës, në 1.214 biznese të sektorit të turizmit, u mbështetën me një shumë prej 0.4 miliardë lekësh në formën e pagave të luftës për përballimin e efekteve të pandemisë.
“S’ka kohë për pushim”, shkruan kryeministri.



