BE konfirmon takimin Kurti-Vuçiç më 15 qershor

BE konfirmon takimin Kurti-Vuçiç më 15 qershor

Më 15 qershor Brukseli do të jetë nikoqir i takimit të parë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Takimi mes palës kosovare dhe asaj serbe të negociuar nga Brukseli zyrtarë do të zhvillohet në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Bashkimi Evropian ka lëshuar sot një komunikatë për media lidhur me agjendën e takimit.

“Të martën, më 15 qershor, një takim i nivelit të lartë i dialogut Beograd-Prishtinë do të zhvillohet në Bruksel”.

Në komunikatë thuhet gjithashtu se këtë takim do ta lehtësoj shefi i diplomacisë së bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe atij do ti asistoj edhe Përfaqësuesi Special për dialog, Miroslav Lajçak.

“Ai do të lehtësohet nga Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell, i cili përkrahet në këtë nga Përfaqësuesi Special, Miroslav Lajçak”.

Ndërsa, sa i përket pjesëmarrjes së liderëve të të dyja shteteve, BE nëpërmjet komunikatës bën me dije se është konfirmuar pjesëmarrja e tyre.

“Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të marrin pjesë”.

Takimi do të zgjasë afërsisht katër orë dhe para fillimit dhe pas mbarimit të takimit do të ketë deklaratë për media nga ana e zyrtarëve të BE-së.

“Do të lëshohet një deklaratë për media nga Përfaqësuesi i Lartë në fillim të takimit më 08:20 dhe një deklaratë për media nga Përfaqësuesi Special pas përfundimit të takimit (rreth orës 13:00)”, thuhet në komunikatën e BE-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy