Operacioni "Forca e Ligjit", Xhafaj: Ekspertë të FBI-së dhe DEA-së takime në Tiranë

Operacioni "Forca e Ligjit", Xhafaj: Ekspertë të FBI-së dhe DEA-së takime në Tiranë

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj gjatë fjalës së tij në parlament ka folur për takimin e ditëve të fundit me ekspertë amerikanë të FBI-së e DEA-s. Xhafaj deklaroi se në takimet e shumta me ekspertë të FBI dhe DEA, është folur për çështje konkrete dhe shumë të rëndësishme, dhe janë shenjë e dukshme e besimit reciprok të konsoliduar mes nesh me këto dy agjenci ligjzbatuese me reputacion të padiskutueshëm ndërkombëtar.

Ministri ka folur për rezultatet e goditjes së disa grupeve kriminale dhe për kapjen vrasësit me pagesë. 

"Rezultatet e para, goditja e disa grupeve kriminale kohët e fundit si ato në Shkodër, në Tiranë me aksionin spektakolar të policisë në kapjen në kohë rekord të vrasësit me pagesë, i cili për nga profesionalizmi i treguar është i krahasueshëm më atë të vendeve perëndimore, sekuestrimet e dy ditëve më parë në Lezhë dhe aksioni i gjerë, tejet profesional i Policisë i konkretizuar gjatë natës së mbrëmshme në Elbasan dhe sot gjatë ditës në Shkodër, janë një dëshmi e qartë e rritjes së forcës goditëse të Policisë së Shtetit nëpërmjet përmbushjes së përgjegjësive të saj sipas ligjit", deklaroi ministri.

Xhafaj nënvizoi se operacioni “Forca e Ligjit”, nuk është thjesht një projekt, por një realitet i prekshëm dhe do vazhdojë të jetë i tillë në ditët dhe muajt në vijim ndaj dha mbështetje policisë.

"Jam i vendosur të mbështes Policinë e Shtetit në misionin e saj për rend dhe siguri publike në nivelin më të lartë, të inkurajoj dhe mbështes fort strategjinë e Policisë për goditjen e grupeve kriminale dhe elementëve të lidhur me to, duke dërguar përpara drejtësisë cilindo, i vogël apo i madh qoftë ai. Policia është aty për të bërë pikërisht këtë gjë. Por, ajo duhet mbështetur në këtë betejë të ashpër me krimin", vazhdoi më tej ministri.

Xhafaj u ndal dhe tek marrëveshja e nënshkruar mes Prokurorisë dhe Ministrisë së Brendshme, duke thënë se nuk krijon norma të reja juridike për veprimtarinë e Prokurorisë. 

"Nuk ka deliruar akoma askush nga Policia, Prokuroria, apo edhe Ministria e Brendshme për të bërë atë çfarë ata që janë kundër kësaj marrëveshje po e thonë këto ditë. Ajo marrëveshje nuk krijon norma të reja juridike për veprimtarinë e Prokurorisë dhe Policisë", tha Xhafaj.

Reforma në Drejtësi, sipas ministrit Xhafaj ishte projekti më madhor i cili lindi si domosdoshmëri për të rindërtuar sistemin aktual të drejtësisë, bazuar në një kërkesë të fortë popullore, kishte që në fillimet e saj inkurajimin dhe mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, BE dhe veçanërisht  të SHBA. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy