Situata në PD, Fevziu: Betejën e opozitës e fitoi maxhoranca

Situata në PD, Fevziu: Betejën e opozitës e fitoi maxhoranca

Gazetari Blendi Fevziu në studion e ‘Të Pa ekspozuarit’ në MCN TV nxori si fituese nga kriza e opozitës, maxhorancën. Sa i përket situatës së krijuar në protestën e 8 janarit, sipas Fevziut duket se diçka nuk shkoi ashtu siç ishte planifikuar. Ai tha se aktualisht PD është në një situatë ngërçi nga e cila rrugëdalja e vetme janë zgjedhjet e pjesshme lokale të dekretuara nga Presidenti.

Ndryshimet që bëhen në statutin e një partie politike depozitohet në gjykatën e Tiranës dhe bashkë me statutin dorëzohen simbolet, me këtë rast pasi bëhen ndryshimet gjykata sheh në se ky statut bie ndesh me parimet e demokracisë dhe nëqoftëse është në rregull e depoziton aty.  Problemi është se ka depozituar ndryshimet si Berisha me 11 dhjetorin dhe Basha me 18 dhjetorin. Asnjëra palë s’ka shkuar ta zgjidhë çështjen në themel dhe në këtë moment u zgjodh 8 janari për ta zgjidhur duke përdorur forcat.

Basha zgjodhi ta blindoj selinë, ta mbroj, kontestuesit e tij që ishin në dijeni tentuan ta marrin dhe të hynin aty. Diçka nuk ka shkuar siç ishte planifikuar mesa duket ka diçka që ka ndodhur aty. Mbështetësit nuk po dëgjonin më komandat. Në fund hyn policia dhe në këtë moment ka marrë një pozicion që njeh zyrtarisht Lulzim Bashën. Nëse Edi Rama vendoste të mos e mbronte Bashën atij do i kishte rënë selia, por edhe nëse sot hyn kontestuesit e tij ai mund ti nxjerr.

Maxhoranca fitoi në betejën e opozitës. Berisha ska fuqi të kontestojë policinë, gazi lotsjellës rezultoi më efikasi në këto 30 vite. Në këto kushte ose do pritet rruga ligjore nga gjykata, ose të dyja palët ta zgjidhin me marrëveshje ose të ndahen. Jemi në një situatë ngërçi. Rrugëdalja e vetme janë zgjedhjet e pjesshme lokale të dekretuara nga presidenti që do tregojnë njëlloj force të brendshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy