Anila Denaj i përgjigjet akuzave për punësime gjatë fushatës

Anila Denaj i përgjigjet akuzave për punësime gjatë fushatës

Akuzat se ka pasur një numër të madh punësimesh gjatë fushatës elektorale ka qenë ndër çështjet më të diskutuara. Lidhur me këto akuza foli sot në “Arnautistan” në MCN TV, ministrja e Financave Anila Denaj tha se nuk është rritur numri, por përkon me çeljen e buxhetit dhe rinovimin e kontratave.

“Në çdo vit buxhetor ka punësime që ndjekin trendin e tyre, ato me kontrata provizore dhe ato me statusin civil. Procesi ka vijuar në bazë të kritereve të DAP. Nuk është rritur numri, por përkon me fillimin e buxhetit provizor dhe rinovimin e kontratave. Janë të njëjtët njerëz. Ka një përkim të çeljes së buxhetit me rinovimin e kontratave. Viti buxhetor përcakton një ritëm të caktuar shpenzimesh. Akuza duhet privuar dhe duhen çuar tek organet kompetente, jo në media”, tha Denaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy