Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë private në qytetin e Shkodrës.
Nën shoqërimin e kryetarit të bashkisë Shkodër Benet Beci, kreu i qeverisë bëri një ecje në pedonale deri tek kinema Millenium, e cila është në rikonstruksion e sipër, ndërsa e vizitoi nga afër.
Kryeministri po merr pjesë edhe në kremtimet e karnavaleve përpara bashkisë, ndërsa ndodhet nën praninë e bashkëshortes dhe djalit të tij.



