Sazani, qokë apo investim? Tomorri: Më shumë se përfitimet, peshorja anon nga kostot që do paguajnë qytetarët për infrastrukturën

Sazani, qokë apo investim? Tomorri: Më shumë se përfitimet, peshorja anon nga kostot që do paguajnë qytetarët për infrastrukturën

Sazani, ishulli i paprekur deri tani, do të shndërrohet në një projekt luksoz, një shtesë në portofolin e pasurive të patundshme të Ivanka Trump dhe Jared Kushner. 

Ky projekt ka ngjallur diskutime mbi përfitimet dhe kostot që mund të sjellë për shtetin dhe qytetarët shqiptarë.

Gazetari Klodian Tomorri, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, analizoi mundësitë dhe sfidat e këtij projekti madhor. 

Ai shpjegoi se, më shumë se përfitimet, peshorja e këtij projekti anon nga kostot që qytetarët shqiptarë mund të paguajnë për ndërtimin e infrastrukturës që nevojitet për të mbështetur zhvillimin e këtij projekti.

Ky projekt mund të sjellë përfitime, por këto përfitime mund të jenë të kufizuara dhe më shumë do të përfitojnë ata që janë pas të investuarve, siç janë Kushner dhe partnerët e tjerë. Ajo që është problematike është se qytetarët do të kenë për të paguar për infrastrukturen që do të ndërtohet atje. 

Në dokumentet e projektit, parashikohet ngritja e një grupi punës dhe negociata me kompaninë e Kushner, por ende nuk është e qartë se çfarë marrëdhënieje do të ketë shteti shqiptar me këtë kompani, si aksionar apo si palë në marrëveshje. 

Shteti, sipas Tomorrit, ka shumë pak përfitime financiare nga këto projekte, pasi në këto projekte të mëdha, ai nuk ka asnjë të drejtë mbi fitimet e mundshme.

Një tjetër pikë e debatit ka të bëjë me statusin e Sazanit, i cili ka qenë një bazë ushtarake. Një vendim i presidentit të Republikës, Bajram Begaj, ka hequr Sazanin nga plani i zhvillimit, çka ka shtyrë negociatat për vazhdimin e projektit.

Debati këtu është: A na duhet ky investim dhe çfarë do të përfitojmë ne si shtet? Ky është një projekt që ka të bëjë më shumë me infrastrukturën dhe shërbimet që duhet të sigurohen për të mbështetur projektin dhe më pak me fitimet që mund të sjellë ai.

Në lidhje me përfitimet fiskale, statusi i investitorit strategjik mund të sjellë privilegje për kompaninë e Kushner, duke përfshirë përjashtimin nga taksat mbi ndikimin e infrastrukturës dhe nga taksat mbi fitimet. Kjo mund të krijojë një mjedis të ngjashëm me një zonë off-shore, ku fitimet nuk do të ndihmojnë drejtpërdrejt shtetin shqiptar.

Kur të bëjmë balancën mes kostove dhe përfitimeve, do të shohim që peshorja anon nga kostot që do të paguajnë qytetarët për të ndihmuar në krijimin e infrastrukturës për këtë projekt. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy