
Partia Demokratike do të dorëzojë ditën e nesërme në Kuvend tre amendamentet kushtetuese për vetingun e politikanëve, reformën zgjedhore dhe reformën territoriale. Në një prononcim për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi tha se këto amendamente janë në interes të qytetarëve shqiptarë.
“Siç jemi njohur, grupi i PD dje vendosi që gjatë javës të depozitojë disa amendamente kushtetuese. Pastrimi i politikës nga të korruptuarit, së dyti rikthimi i legjitimitetit të zgjedhjeve dhe së treti një reformë të re territoriale. Autorizoi, anëtarët e PD në komisionin e ligjeve si grup pune për finalizimin e amendamenteve. U ra dakord për të gjitha çështjet dhe vendosëm që ditën e nesërme të dorëzojmë amendamentet kushtetuese në Kuvend. Të treja çështjet nuk janë në interes të PD-së por për qytetarët shqiptarë. Duhet të sigurohet që në institucionet qeveritare të mos kemi persona të korruptuar dhe me lidhje me krimin, sikundër dhe një reformë zgjedhore të plotë dhe një reformë territoriale. Nesër do njiheni me propozimet e plota. Detyra e opozitës është të sigurojë zgjidhje për hallet e qytetarëve. Mazhoranca me gjithë problemet që ka pas zgjedhjeve do të duhet t’i rikthehet interes të qytetarëve. Ky është momenti, propozimet do jenë të shkruara. Janë propozime që kanë lidhje me interesin e qytetarëve. Ka dhe do të ketë bisedim me ndërkomëbëtarët. E rëndësishme është që nesër do dorëzojmë amendamentet”, tha Bardhi.



