
Prosecit të rindërtimit në Fushë-Krujë duket se po i vjen fundi. Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje të bllokut të banesave të rindërtuara pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.
Rama thotë se këto banesa janë gati për të pritur 244 familje që kanë mbetur në qiell të hapur pas tërmetit të 26 nëntorit.
“Gati për të pritur rikthimin në shtëpi të 244 familjeve të Fushë Krujës”, shkruan Rama.




